Juventusi mbaroi me babain, tani po ndjek të birin e Lilian Turamit

“Zonja e vjetër” është e interesuar që të sjellë te Juventusi Keferen Turamin, të birin e ish-lojtarit të këtij klubi italian Lilian Turam, shkruante  “Tuttosport”. Në dallim nga i ati i tij, i biri i këtij të fundit, Kefereni, që tani është 16 vjeç, luan si mesfushor i fundit dhe, për nga stili i lojës së tij, më shumë të kujton Patrik Vieran.

Turami i ri është lindur në Parma, ku i ati i tij ka luajtur, më 2001. Momentalisht, Kefereni është pjesëtar i ekipit të të rinjve, deri në 19 vjeç, të Monakos.

Lilian Turamin, tifozët e Juventusit e mbajnë mend si një futbollist të shkëlqyer që bluzën e “zonjës së vjetër” e ka mbajtur veshur gjatë viteve 2001-2006, duke u konsideruar, ndërkohë, si një nga mbrojtësit më të mirë në botë.

Sfidanti.al