Nëse mesfusha është në krizë, atëherë mbetet vetëm një zgjidhje, që golat t’i shënojë superylli. Kristiano Ronaldo është bërë komardare shpëtimi për Juventusin, dhe klubi synon ta ndryshojë këtë realitet. Jo se nuk ipëlqen CR7-ta, por sepse skuadra nuk mund të varet nga një lojtar ivetëm, gjë që nuk ndodhte as në kohën e Omar Sivorit, të Platinisë, të Baxhos, Del Pieros apo Zidanit.
“Guri ithemelit” istrategjisë së Sarrit ishte Miralem Pjaniç, por boshnjaku nuk po arrin në ato nivele që priteshin prej tij, edhe pse mbetet lojtar shumë imirë. Atëherë, duhet një mesfushor tjetër që mund ta bëjë këtë rol dhe Juvja ka identifikuar Pol Pogbanë. Është thuajse e sigurt se kampioni ibotës do të largohet nga Mançester Junajtidi për herë të dytë, e ndoshta të fundit, por a do të shkojë po për herë të dytë në Torino? Mediat italiane idruhen konkurrencës së Realit, por agjenti itij, Mino Raiola pohon se “Juventusi mbetet një mundësi”.
Sfidanti.al