Pas hapit fals në ndeshjen me Napolin, Juventus rikthehet te fitorja. Në Allianz Stadium, Zonja e Vjetër mundi Fiorentinën 3-0 duke ushtruar presion mbi Interin. Në pjesën e parë Szczesny arriti të shpëtojë portën e tij nga një gol i mundshëm i Chiesës ndërkohë që ekuilibrat e sfidës u prishën në minutën e 40 kur u akordua një 11 metërsh në favor të Juventusit i kthyer në gol nga Cristiano Ronaldo që gjeti rrugën e rrjetës për të 9 ndeshje radhazo.
Në pjesën e dytë, arbitri i sfidës i ndihmuar edhe nga sistemi VAR, akordoi një tjetër 11 metërsh për Zonjën e Vjetër. Edhe në këtë rast ai që mori përsipër ekzekutimin e tij ishte Cristiano Ronaldo që coi shifrat të 2-0. La gjurmën e tij në këtë sfidë edhe Mathijs De Ligt që 10 minuta nga fundi i ndeshjes shënoi golin e tretë për kampionët e Italisë duke mbyllur përfundimisht historitë e kësaj përballjeje.
sfidanti.al