Te Juventus ka lindur një ide e cmendur; të sjellë në Torino Kilian Mbape në muajin qershor. Lajmi bëhet I ditur nga ‘La Repubblica’ sipas së cilës, sulmuesi i Paris Sën Zhermenit është ëndrra e madhe e presidentit të Zonjës së Vjetër Andrea Anjeli që mesa duket do të bëjë përpjekjet e tij për t’u bërë këtë dhuratë tifozëve të Juventusit.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, klubi torinez është seriozisht i interesuar për të studiuar aspektin ekonomik të kësaj lëvizjeje, kostoja e së cilës në total shkon në 500 milionë Euro. Mësohet se për të arritur te Mbape, Juventusi është gati të sakrifikojë Paulo Dibalën, nga shitja e të cilit klubi italian pritet të përfitojë të paktën 100 milionë Euro.
Sfidanti.al