Italia si kazani që  zien pas derbit : Gjyqtari Orsato  tifoz i Juventusit?

“Derbi i Italisë” mes Interit dhe Juventusit e entuziazmoi opinionin publik italian me pesë golat e shënuar dhe dy përmbysjet e mëdha brenda një ndeshjeje, ndërkohë që ekipi torinez e mbijetoi “ferrin” milanez dhe vazhdon ta kryesojë Serinë A. Por, sidoqoftë, mbas humbjes së Interit, më shumë se gjysma e Italisë është tërbuar me gjyqtarin Roberto Orsato, sidomos, për shkak të asaj se ai nuk i tregoi kartonin e kuq Miralem Pianiçit gjë që do të ishte vendimtare, pasi do t’i barazonte forcat në fushë.

Megjithëse se shumëkush konsideron se fajtori kryesor për humbjen që pësoi Interi, është trajneri i tij, Luçiano Spaleti, për shkak të zëvendësimit të Mauro Ikardit me David Santonin, nuk janë të paktë edhe ata që fajin kryesor për humbjen e Interit ia ngarkojnë gjyqtarit të ndeshjes, Orsato, për të cilin në rrjetet sociale thuhet se ai është një tifoz i dëshmuar i Juves!

Orsato, më 2014, në profilin e tij në fejsbuk vendosi bluzën e portierit legjendar të Juventusit, Xhanluixhi Bufon, gjë që është e mjaftueshme për ta ndezur të gjithë Italinë sportive. Ka shumë nga ata tifozë italianë që konsiderojnë se “Kalçopoli” (afera me ushtrimin e ndikimit mbi gjyqtarët, për shkak të së cilës Juvja, para disa vitesh, përfundoi në Serinë B) nuk është zhdukur ende.

Sfidanti.al