Është normale që të ketë ndryshime në një kohë aspak normale. Në Itali po e mendojnë seriozisht këtë gjë, dhe duket se mund të krijohet pjesërisht një traditë që e kanë vendet e ftohta, apo që ka qenë edhe në Shqipëri para 1970-ës, që turneu i futbollit të zhvillohet në pranverë-vjeshtë, ndryshe nga vjeshtë-pranverë, siç ndodh zakonisht. Të paktën, flitet për këtë sezon, por me gjasë do të jetë i ndikuar edhe sezoni pasardhës.
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gravina, deklaron se do të bëhet maksimumi për të mbyllur sezonin. “Duam që të luajmë me çdo kusht, sapo të na lejojnë mundësitë, – shprehet ai, – kërkohet mbështetje edhe nga UEFA e FIFA, për të shkuar pas 30 qershorit. Detyra jonë është që të programojmë dhe jemi gati të luajmë edhe në gusht”.
Sfidanti.al