Itali-Francë-Spanjë-Argjentinë, kalvari i Higuainit drejt nënës!

Në të vërtetë, shkakun e pati të fortë. Sulmuesi argjentinas u detyrua të braktiste Torinon pasi mori vesh lajmin se nëna e tij ishte seriozisht e sëmurë. Përtej polemikave në Itali, mbi faktin nëse Gonzalo Higuain duhej të largohej në periudhë koronavirusi, “El Pipita” nuk kishte rrugë tjetër, pasi nëna është një dhe nuk bëhet tjetër. Për më tepër, ai bëri analizën për sëmundjen dhe doli negativ, pra nuk rrezikonte njeri. Një kalvar i vërtetë ishte udhëtimi i tij drejt Argjentinës, pasi fluturimet në Europë janë kufizuar dhe pakësuar nga frika e virusit. Higuain kaloi nga Torino në Francë, pastaj në Spanjë e përfundimisht kaloi Atlantikun “për së gjati”, duke përshkruar gati 10 000 km për të mbërritur në Argjentinë.

Sfidanti.al