Kavani, Tiago Mendez, Nejmar, Tiago Silva, polemika për eksodin e yjeve!

Franca nuk e ka pritur mirë largimin e disa prej lojtarëve kryesorë të ligës së saj të futbollit, pas shpërthimit të epidemisë. Janë larguar sidomos ata nga Amerika Latine, ku emrat më të spikatur janë Nejmar, Tiago Silva dhe Edinson Kavani të Paris SG, apo Tiago Mendes iLionit. Kavani (në foto) u zbulua në aeroportin “Karrasko” të Montevideos, ku u ndodh edhe një gazetare e televizionit uruguajan, “Çenëll 4” (Channel 4). Pyetjes së saj se përse ishte kthyer nga Parisi, sulmuesi iu përgjigj duke thënë se “le të shpresojmë që gjërat të përmirësohen, që gjithçka të shkojë në vend, ndërsa unë do të përpiqem të jem këtu, në lagjen time Salto, për të ndihmuar me të gjitha mundësitë e mia”. Me gjasë, Kavani mund të jetë ndjerë më isigurt në shtëpi.

Kritikat janë të forta për brazilianin Tiago Mendes të Lionit, icili është kritikuar për lojën jo aq të mirë këtë sezon, ndërsa tani u shtua edhe largimi nga koronavirusi, diçka që është kundër me këshillat e klubit dhe të drejtuesve të shoqatës së futbollistëve. Në mbrojtje të së shoqit doli gruaja e tij. “Vendosëm të ktheheshim në Brazil për të menduar për fëmijët, – shkruajti ajo në rrjetet sociale, – unë kam një djalë 3-vjeçar. Ndihemi më të sigurt në Brazil, pasi shtëpia jonë është pranë spitaleve më të mirë. Në Francë, spitalet janë mbushur plot. Nuk kam sigurime shëndetësore në Francë, por kam këtu në Brazil. Ne nuk jemi për pushime, por në karantinë”.

Sfidanti.al