Sipas specialistit të quajtur Jonas Shmit-Hanasit (Schmidt-Chanasit), “i ftoh” të gjithë ata që duan të shohin futboll. Virologu i Institutit Berhard-Noht të Hamburgut, parashikon se do të jetë e pamundur që kampionatet të rifillojnë shpejt. Për të, afati në prill është i paarritshëm. “Mendoj se nuk mund të luhet në 2020, – u shpreh Shmit-Hanasiti, – jam i bindur se futboll do të luhet vetëm vitin e ardhshëm. Nuk mund të nisin ndeshjet as në prill, dhe as më vonë, përsa kohë që do të ketë koronavirus. As me dyer të mbyllura, pasi njerëzit do të grumbulloheshin për t’i parë ndeshjet së bashku nëpër shtëpi”.
Sfidanti.al