Interi ndihet i sigurt: Zaniolon, Tonalin, Kumbullën i kemi në dorë!

Të paktën, kështu shkruajnë mediat në rrjet, që janë me ngjyrë zikaltër. Sipas “passioneinter.com”, drejtori Bepe Marota ka marrë një “pohim” nga Sandro Tonali, mesfushori i Breshës, që cilësohet si “Pirlo i ri”. Po ashtu, mediat italiane shkruajnë se Interi ka “trokitur” tek Roma për Zaniolon, ndonëse nuk është e qartë nëse mund të arrihet suksesi, dhe për çfarë çmimi. Bisedimet mbeten për Marash Kumbullën, dhe në Milano janë të sigurt se kanë epërsi ndaj Juventusit e Lacios. Trajneri Konte duket se do të mbajë në ekip Sebastiano Espoziton, talentin 18-vjeçar (që ende nuk i ka mbushur), ndërsa do t’i japë një kontratë 5-vjeçare. Bisedimet, ndërkaq, vazhdojnë edhe me Barcelonën për Lautaron, dhe në marrëveshje mund të përfshihen Semedo e Firpo, plus 60 milionë euro, ndonëse Interi do të donte më shumë sasi financiare “kesh”.

Sfidanti.al