Nga Spanja vijnë të reja të fundit në lidhje me cështjen Lautaro Martinez-Barcelona. Sipas të përditshmes ‘Sport’ që në të vërtetë iu referua mediave italiane, argjeëntinasi gjatë kësaj jave ka takuar trajnerin Conte për t’i komunikuar vullnetin e tij për t’u larguar në fund të sezonit. Një lëvizje kjo e studiuar për të përshpejtuar bisedumet mes klubeve por që për tani nuk kanë sjellë asnjë zhvillim vendimtar në lidhje me transferimin e Lautaros në Camp Nou, përkundrazi. E përditshmja ‘Marca’ në fakt flet për një rrezik të marrë përsipër nga Barcelona me këtë marrje kohe në bisedime që mund të lehtësojë hyrjen në garë të klubeve të tjerë me peshë si Real Madrid, Manchester United apo Liverpool.
Ndërsa pret që të gjejë futbollistët e duhur për t’i përfshirë në bisedime për të ulur shifrën në cash që kërkon Interi, Barcelonës për momentin i duhet të zgjidhë disa probleme të brendshme dhe nuk duket në kushtet optimale për të bërë një blerje prej më shumë se 100 milionë Eurosh. Kërkesa për uljen e pagave për të përballuar efektet Coronavirus bie në kontrast të plotë me investimin e mundshëm për Lautaro Martinez dhe mund të krijojë ndonjë pakënaqësi në skuadër, një situatë që bindi drejtuesit e Barcelonës për të frenuar ritmin dhe te fitojnë kohë. Nga kjo mund të përfitojnë Reali i Madridit, Manchester United dhe Liverpooli dhe që mund t’i prishin punë skuadrës katalanase në planet e saj për Martinez.
sfidanti.al