Kjo e sotmja është një ditë shumë e rëndësishme për shtëpinë e Interit. Në Milano, ekzaktësisht në hotel “Palazzo Parigi” do të zhvillohet asambleja e ortakëve e shoqërisë blu-zi. Në këtë takim do të aprovohet buxheti, por në përgjithësi, rendi i ditës pritet të prekë një seri temash. Por gjithsesi nuk parashikohen surpriza, siç ishte thënë për një rikthim të mundshëm të ish-presidentit Morati, megjithëse pritet lëvizje tek drejtuesit. Veç të tjerash, kjo do të jetë një ditë deçisive edhe për të ardhmen e trajnerit De Bur.
I pari që mbërriti në sallën e asamblesë ishte si gjithmonë Javier Zaneti dhe pas tij Gardini e Faketi. Ndërkohë që buxheti pritet të jetë më pak se 60 milionë euro, për shkak të një marrëveshje me UEFA-n, për respektimin e “Fair Play” financiar.