Duket sikur bëhet fjalë për një lojë fëmijësh, jo për konkurrimin sportiv më të madh të botës. E pra, kjo është e vërteta për Lojrat Olimpike të Rio de Zhaneiros. Dopingu, rreziku ndoshta më i madh sportiv, doli më i fortë sesa organizatorët dhe sesa komitet olimpike pjesëmarrëse, dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.
Një raport i Agjencisë Botërore të Antidopingut, ËADA, tregon për dështimin e madh që ajo pësoi në Brazil. “Afërsisht 50 për qind e testeve të planifikuar nuk u arrit që të bëheshin, – shkruhet në raport, a thua se Rio ishte si Shqipëria e 1997-ës, – sportistët e përcaktuar për të bërë analizën, thjesht nuk mundëm t’i gjenim”.
Mos ndoshta ËADA nuk e dinte se ata ndodheshin në Fshatin Olimpik, apo kishte harruar adresën? Për të qeshur e për të qarë. Raporti prej 55 faqesh njofton se nga 11 470 sportistë pjesëmarrës, 4 125 nuk iu nënshtruan asnjë testi në 2016, pra jo vetëm në Olimpiadë, ndërsa gati 2 000 prej tyre merrnin pjesë në sporte që konsiderohen “me rrezik të lartë” për doping.
Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë “tërmet” në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (CIO) pas këtij raporti, nëse do të jepen dorëheqje, apo edhe liderët botërorë të sportit janë bërë si drejtuesit e sportit tonë, apo politikanët tanë që fjalën dorëheqje as nuk e njohin.
B. Kuka