Inter nuk është më ‘i çmendur’ dhe kënga ‘Amala’ nuk dëgjohet më

Antonio Konte e ‘ktheu përmbys’ Interin në 2 muaj. Kjo u pa në fushën e lojës, por më shumë u vu re në shkallët e San Siros në ndeshjen hapëse të zikaltërve të Serisë A ndaj Leces. U vu re entuziazëm dhe eufori; ëndrra për të fituar titullin nuk është cmenduri.

Por te Interit duket se do të duhet të harrojnë ‘Pazza Inter amala’, trajneri italian i skuadrës u prezantua duke thënë se dëshiron një skuadër konstante dhe të fortë dhe në fakt përpara ndeshjeve, në stadium nuk do të ekzekutohet më kënga e famshme e Interit e viteve të fundit dhe duket se Kontes do t’i pëlqejë që të mos dëgjojë notat e kësaj kënge.

Tani slogani i ri i interit është #notforeveryone(Inter nuk është për të gjithë) kështu që tashmë nuk ka më vend për të cmendur. është më mirë që të gjithë te jenë të përqendruar dhe konstantë për gjatë gjithë kampionatit, Konte e di shumë mirë sesi fitohet.

sfidanti.al