Cfarë luksi, gjysmë miliardi Euro për të blerë…Juventus B

Keni 500 milionë Euro për të shpenzuar? Ekziston skuadra e duhur, ngjyrat janë të njohura ashtu sikurse edhe emrat, vetëm se në javën e parë të kampionatit ata panë shokët e skuadrës të luajnë, dikush nga stoli, dikush tjetër nga shtëpia, vetëm ndonjëri prej tyre pati mundësinë të ndjejë për pak minuta fushën e gjelbër.

Bëhet fjalë për Juventus B, dmth 11 lojtarët e tjerë të skuadrës që në fillim të sezonit nuk zbritën në fushën e lojës duke nisur nga Xhixhi Buffon, portieri i madh që qëndron prapa mbrojtjes e përbërë nga Kuadrado(luajti 20 minuta në Parma), De Ligt, Demiral dhe Danilo e Rugani që është akoma bardhezi, mbrojta me 4 ka vlerën e 150 milionë Eurove.

Shkojmë në mesfushë ku Betankur formon një trekëndësh me Emre Xhan nga njëra anë dhe Rabiot(për të pati 30 minuta në Tardini) në anën tjetër dhe shifra nuk është aspak e vogël, 70 milionë Euro, së cilës i shtojmë 40 milionët e Ramsej, por edhe vlerën e Bernardeskit për të kapur vlerën impresionuese prej 195 milionë Eurove.

Akoma më ‘spektakolare’ është vlera e repartit të sulmit me Paulo Dybala dhe Mario Manxhukic që vlejnë pak më shumë se 100 milionë Euro. Por nuk duhet të harrojmë në këto përllogaritje as Pjacën e Perin që janë ende në kontratë me kampionët e Italisë. Me pak fjalë me një mbleedhje të thjeshtë matematikore, Juventus 2 e javës së parë të Serisë A ka një vlerë prej 500 milionë Eurosh dhe fare mirë mund të synonte edhe një vend në Ligën e Kampioneve.

sfidanti.al