Ikardi nxjerr veten nga merkato: Interi eshte si nje familje

Mauro Ikardi nxjerr veten nga merkatoja e transferimeve dhe qeteson akoma me shume tifozet e Interit qe javet e fundit shihnin qe ishin shtuar dilemat per qendrimin e sulmuesit argjentinas.

Kapiteni i zikalterve qe festoi 5 vjetorin e kalimit te tij te Interi e la te kuptohej qendrimin e tij te milanezet nepermjet nje postimi ne Instagram ku shkruante: ‘09.07.2013-09.07.2018; 182 ndeshje, 107 gola, 23 assist….TO BE CONTIBUED(do te vazhdoje)’.

Me pas ne nje interviste per Inter TV, Ikardi deklaroi se ndjen mungesen e stervitjes se perditshme dhe se mezi pret fillimin e sezonit te ri.

Sfidanti.al