“Idili” i Murinjos tek Roma nuk prishet as nga humbja në Veronë: Asnjë qortim!

Të paktën kur luajti ndeshjen numër 1 000 bëri një festë të madhe, dhe vrapoi si i çmendur. Pati sukses edhe në ndeshjen numër 1 001, por edhe Zhoze Murinjo e di se nuk mundet të ketë gjithnjë fund të lumtur. Disfata në Veronë, gjithsesi nuk solli ndonjë shpërthim të trajnerit portugez, dhe “idili” i dashurisë së tij me kryeqytetasit vazhdon. Jo vetëm kaq, por u duk sikur Mou e kishte parandjerë një fund të tillë. “E njihnim situatën tonë, – tha trajneri, – patëm vështirësi në krahun e majtë dhe humbëm shumë duele. Në ndeshje e sipër, nuk e interpretuam siç duhet 90-minutëshin”. Gjithsesi, fjalët e tij si ato të Murinjos së dikurshëm që qendronte gjithnjë në krah të lojtarëve të tij. “Nuk kam asnjë vërejtje për përpjekjen e djemve, – tha ai, – bëmë maksimumin si dëshirë dhe sakrificë, por nuk iu përshtatëm mirë mënyrës së lojës së kundërshtarit. Të kuptojmë gabimet që kemi bërë për të mos i përsëritur”. Kjo ishte humbja e parë e teknikut me Romën, nuk ka 100 për qind të pikëve, duke mbetur prapa Interit, edhe pse vetëm për një pikë.

Sfidanti.al