PSG edhe e mban të fshehtë rrogën e Mesit, edhe hedh poshtë lajmet e medias!

Në jetën e përditshme thuhet “kurrë mos e pyet tjetrin për rrogën”, dhe kjo është krejt normale. Gjithsesi, kur vjen puna tek njerëz publikë, atëherë fshehtësia e pagesës nuk ka kuptim, madje mund të krijojë efektin e kundërt. Nuk po flasim për atë që ndodh në Norvegji, në shtetin më demokratik të botës, ku me ligj çdo rrogë është e botuar në rrjet, e mund ta shikojnë të gjithë, por po flasim për atë që një debat publik nuk mund të “shterohet” duke mbajtur të fshehta. Kjo kuptohet tek polemikat për rrogën e Lionel Mesit, pasi “L’Ekip” botoi atë që e quajti kontratë të argjentinasit me Paris SG. Shifra prej 110 milionë eurosh në 3 vjet, mesa duket bëri përshtypje të keqe, dhe klubi francez doli me gojën e drejtorit sportiv, Leonardo, duke deklaruar se “lajmi është i pavërtetë”. Dakord, por si mund ta besojmë ne që lajmi është i pavërtetë, kur ai nuk shoqërohet me të vërtetën? Ç’kuptim ka të mbahet e fshehtë nga publiku rroga e një njeriu shumë publik si Mesi, sepse është e qartë që ajo është e ditur për autoritetet.

Sfidanti.al