Ibra merr 6-të, por Milani i merr 3 pikët dhe është për Europë!

Zllatan Ibrahimoviç mund të marrë një vlerësim aspak pozitiv për atë që bëri këtë të hënë, por personaliteti i suedezit të madh e ndihmoi Milanin që të arrinte një tjetër sukses. Nota e “La Gazeta delo Sportit” nuk ishte më e lartë se 6-të, veçse rëndësi ka prania në fushë e Ibrës, edhe kur humbet gol të sigurt. Skuadra kuqezi mposhti 1-0 Torinon, duke bindur trajnerin Stefano Pioli se e ardhmja është e mirë. “Kemi kohë për të rikuperuar pozicionet dhe për të mbërritur aty ku duam, – tha ai, – nëse vazhdojmë të luajmë kështu. Gjithsesi, duhet të mësojmë të mbyllim ndeshjet. Krijojmë shumë raste për gol, dhe për fat vuajmë pak në mbrojtje, pra jemi mirë”.

Kroati Ante Rebiç shënoi golin e vetëm në “San Siro”, në fitoren që ndihmoi Milanin të ngjitej në kuotën e 35 pikëve, duke qenë tani në një nivel me Parmën e Veronën, dhe jo larg Romës, pra me shpresë për kualifikim të paktën për në Ligën e Europës. Për sulmuesin e marrë hua ishte goli i 6-të në 7 ndeshjet e fundit.

Sfidanti.al