Lajmi është shumë i mirë, edhe pse kënaqësia nuk do të jetë e plotë. Zllatan Ibrahimoviç e Hakan Çalhanoglu janë thirrur në “apel” nga trajneri Stefano Pioli për ndeshjen e sotme në Serinë A ndaj Torinos, veçse pritet ta nisin nga stoli. Gjithsesi, vendimi i Piolit u quajt i papritur nga mediat italiane sepse nuk pritej që dy futbollistët të ishin gati që tani. Në krahasim me ndeshjen me Juventusin, në formacion kthehet Tonali që shleu pezullimin, ndërsa që nga minuta e parë pritet të jetë Brahim Diaz. Mungesat mbeten të rëndësishme, ndonëse më pak, sepse mungojnë Benaser, Rebiç, Kruniç dhe Zelemekers. Milani kryeson renditjen e Serisë A me 37 pikë ndaj 36 të Interit, ndërsa Torino është në vendin e katërt nga fundi.
Sfidanti.al