Milani në Champions mbetet ende një frazë heretike. Vështirë t’ia nxerë goja edhe tifozit më të zjarrtë kuqezi, por gjithsesi hipoteza po i afrohet disi të vërtetës. E pranon edhe Andrea Pirlo, ish-regjisori i mrekullueshëm kuqezi dhe i të kaltërve të Italisë, të cilin e pyetën nëse ka guximin të vendosë një euro bast për Milanin në Champions. “Do të nisja të mendoja …”, – ishin fjalët e “bukurisë së futbollit”.
Nga Pirlo te Gatuzo, pra tek ai që po bind Andrean se kjo gjë është e mundur. Gatuzo është një optimist i pandreqshëm, gati t’i bjerë edhe murit me kokë, mjaft që t’ia dalë, ndërsa fjalët e tij janë “melhem” për shpirtin e tifozëve. “Milani me probleme? – tha ai, – nuk mund të jetë, pasi rrogat na i japin para kohe. Organizimi është i shkëlqyer, pastaj Fasone e Mirabeli më thonë se arkat i kemi plot me para. Për lojtarët ka dy kushte, të ketë rroga korrekte dhe të ketë organizim”.
Nën drejtimin e ish-mesfushorit, Milani e ka marrë veten dhe jo vetëm që po ngjitet në Serinë A, por edhe pretendon seriozisht në Ligën e Europës ku është shumë pranë kalimit në të tetat e finaleve, përballë Ludogorecit në “San Siro”, me ndeshjen e parë të fituar 2-0.
Sfidanti.al