Ministri i brendshëm dhe njëkohësisht zv/kryeministri italian, mateo Salvini nuk e kapërdiu barazimin e milanit në ndeshjen me Lazion për mënyrën sesi erdhi ai. Zhgënjimin e tij, Salvini, që është një tifoz i Milanit e shprehu duke lëshuar një lloj kritike edhe ndaj trajnerit Xhenaro Gatuzo.
‘Po të isha në vendin e Gatuzos do të kisha bërë ndërrime-tha Salvini-nuk e kuptoj arsyen pse ai nuk ndryshoi dicka në pjesën e dytë. Gjithsesi, nuk ka problem’.
Një deklaratë kjo që nuk u pëlqye aspak nga Gatuzo që iu kundëpërgjigj Salvinit sigurisht duke qenë mëse i drejtpërdrejt me të.
‘Salvini ankohet se nuk bëra ndryshime? Unë nuk flas për politikë se nuk kuptoj asgjë-ishte përgjigjja e Gatuzos-Salvinit i them që të mendojë për politikën se në këtë situatë, të dëgjosh zv/kryeministrin të flasë për futboll do të thotë që jemi vërtet keq. Ky është një vend i pabesueshëm. Salvini ankohet se nuk bera ndërrime. I është bërë zakon, e filloi me Higuain, më pas foli për biletat e derbit, e kështu me radhë’.
Në këtë pikë i takoi pikërisht ministrit të brendshëm që të bëjë prapakthehu në deklaratat e tij duke theksuar se në atë moment ai foli si tifoz.
‘E vlerësoj në maksimum Gatuzon si futbollist e si trajner, por unë fola si një tifoz-tha Salvini-po të ishte bëre ndonjë ndërrim, ndoshta ndeshja do të kishte përfunduar ndryshe. Gatuzo është trajneri më i mirë që milani mund të ketë’.
sfidanti.al