Shtyrja e finales së Kupës Libertadores; Boka kërkon sanksione ndaj River Plejtit

Nuk kanë të përfunduar polemikat rreth ndeshjes së dytë të finales së Kupës Libertadores mes River Plejtit dhe Boka Xhuniors që u shty sërish, këtë radhë në një datë që do të përcaktohet këtë të martë në mbledhjen e CONMEBOL.

Drejtuesit e Boka Xhunior kanë qenë gjithë kohës të indinjuar për atë cfarë ndodhi pasditen e së shtunës kur tifozë të River Plejtit sulmuan autobusin e Bokës duke hedhur gure dhe gaz lotsjellës në drejtim të tij duke lënë të plagosur 4 futbollistë, ndërkohë që të tjerët mbetën të intoksikuar. Gjatë ditës së diel, kur pritej të zhvillohej ndeshja, Boka i kërkoi CONMEBOL mbajtjen e saj në kushte të barabarta, gjë që nuk iu garantua.Presidenti Axheluci deklaroi në konferencë për shtyp se personalisht preferonte fitoren në fushën e lojës, por si kreu i bokas duhet të vepronte sipas statutit të klubit.

Pretendimet e Boka Xhuniors nuk përfundojnë këtu. në komunikatën e saj, kjo skuadër kërkoi që përvec pezullimit të ndeshjes, të merreshin masa ndëshkuese ndaj River Plejtit në bazë të nenit të 18 të rregullores së CONMEBOL. Sanksionet e parashikuara në këtë nen janë skualifikimi e përjashtimi i skuadrës nga kompeticioni si dhe gjoba, heqja e pikëve dhe zhvillimi i një ndeshje me dyer të mbyllura.

Ajo cfarë ndodhi të shtunën ishte e ngjashme me ngjarjet e vitit 2015 kur River Plejt dhe Boka Xhuniors u përballën me njëra-tjetrën në gjysmëfinale të Kupës Libertadortes. Në atë kohë tifozët e Bokas sulmuan lojtarët e River Plejtit dhe CONMEBOL në atë rast e aplikoi nenin 18 dhe vendosi të përjashtojë Boka Xhuniors, duke mundësuar kalimin në dfinale të River Plejtit që në fund u shpall edhe kampione e Amerikës Latine për klube. Vlen të kujtiohet se ndeshja e parë mes Bokas dhe River Plejtit e luajtur në La Bombonera përfundoi 2-2, një rezultat ky që nuk ka vlerë, pasi në sfidën e kthimit gjithcka do të nisë nga e para me skuadrat që në rast barazimi mund të shkojnë në kohë shtesë e ndoshta edhe në serinë e gjuajtjeve të 11 metërshave

sfidanti.al