Njëri është legjendë e Italisë dhe quhet Paolo Rosi. Tjetri është legjendë e Torinos dhe e ka gjithashtu emrin Paolo, por mbiemrin Puliçi. Të dy kanë një temë bisede, Andrea Belotin. Sulmuesi torinez po shkëlqen dhe është ngjitur në vendin e parë të golshënuesve të Serisë A këtë sezon, ndërsa të dy sulmuesit e dikurshëm e lavdërojnë mjaft. “Beloti është shumë i fortë, – thotë golshënuesi më i mirë i Botërorit 1982, – edhe Imobile është shumë i zoti, por parashikoj Belotin si shënuesin më të mirë të Serisë A. Ka një forcë fizike që unë nuk e kisha, në zonë është më spektakolar dhe më i rrezikshëm edhe sesa Graciani. Sot, shkakton thuajse frikë”.
Ky është vlerësimi i kampionit të botës, ndërsa Puliçi, me gati 200 gola në Itali, e krahason Belotin me Gracianin, si sulmues race dhe si njeri bujar. Puliçi, gjithsesi, përmend edhe frikën e tifozëve. “Gjithë këto vlerësime i kënaqin tifozët, por edhe i bëjnë të kenë frikë sepse mund të mbeten pa Belotin, – thotë ai, – nëse oferta për të do të jetë e madhe … sot shikohet vetëm kjo”. Beloti, 23 vjeç e 1.81 metra shtatlartë, është golshënuesi më I mirë I Serisë A me 22 gola.
Sfidanti.al