Fëmijët i bëjnë pyetje të sikletshme Donarumës:  Xhaxhi, sa fiton ti, në vit!?”

Portieri i ri i Milanit, Xhanluixhi Donaruma, ishte ftuar në një emision televiziv të popullarizuar, ku ndodheshin edhe fëmijë që i bën atij pyetje të ndryshme, disa nga ato edhe të sikletshme për këtë portier super të talentuar në fushë. Dihet se fëmijtë bëjnë pyetje të papritura, por, ama, të sinqerta, dhe njëra nga ato ishte: “Xhaxhi, sa para fiton, ti, në vit? Xhixho e ndjeu veten në siklet dhe u përgjigj: “Gjashtë”, ndërkohë që fëmija kurioz e përsëriti pyetjen:

“Vetëm gjashtë euro?”, duke shkaktuar një ilaritet të madh midis të pranishmëve në studio. Midis të tjerave, Donaruma tha se ai kishte refuzuar Realin e Madridit dhe se kurrë nuk do të shkonte te Juventusi ose tek Interi. Kur një nga fëmijtë e pyeti se përse nuk shkonte të luante tek Interi, në vend të Donarumës, u përgjigj drejtuesi i emisonit që tha, duke qeshur: “Sepse, atje, i japin vetëm pesë euro!”, duke shkaktuar përsëri të qeshura të mëdha në studio.

Sfidanti.al