Edhe Renato Sançesit po i futet “djalli”?  Paraja merr ngjyren e Milanit

Milani nuk po ndalet në ofensivën që ai ka ndërrmarrë në këtë sezon transferimesh. Definitivisht, mund të thuhet se “rosonerët” janë ekipi më atraktiv gjatë kësaj vere dhe faqet e para të gazetave janë të mbushura, pothuajse çdo ditë, me lajme transferimesh eventuale lidhur me klubin e Milanit. Futbollisti i ri që po përmendet tani se mund të vijë në San Siro, ështëi riu i talentuar i Bajernit të Mynihut, Renato Sançes. Ky portugez 19-vjeçar do të mund të largohet nga Bajerni, fillimisht, si lojtar i huazuar, ndërkohë që më vonë kontrata e tij do të mund të blihet plotësisht.

Duhet të thuhet se, mbas ardhjes së Hames Rodrigezit në Mynih, minutazhi i Sançesit në lojë me siguri që do të pakësohet edhe më shumë, ndërkohë që, sezonin e kaluar, futbollisti i ri i talentuar portugez që erdhi si një përforcim i madh tek ekipi bavarez nga Benfika, ka luajtur gjithsej në gjashtë ndeshje që nga minuta e tij e parë e ardhjes së tij në Mynih. Milanit do t’i duhet që të paguajë shtatë milionë euro për një huazim njëvjeçar të Sançesit, ndërsa, më vonë, duhet të bëjë gati edhe 30 milionë euro të tjera, nëse do të dojë që ta blejë kontratën e tij.

Sfidanti.al