Edhe një yll tjetër i Realit në Itali? Ronaldomania nxit fantazine e Serise A

Sulmuesi francez, Karim Benzema, ka shumë mundësi që, mbas nëntë vitesh, të largohet nga Reali i Madridit, ndërkohë që atij, gjatë kësaj vere, po i vijnë disa oferta interesante. Benzema arriti në “Santiago Bernabe” në vitin 2009 nga Lioni, kështu që duket se ka ardhur koha që ai ta ndërrojë mjedisin. Qëkur nga Reali u largua për te Juventusi Kristiano Ronaldo, tani spekulohet se gjurmët e tij do t’i ndjekë edhe Benzema.
Media italiane shkruan se agjenti i Benzemas ka zhvilluar bisedime me kryesinë e Milanit, ndërsa dje është takuar edhe me trajnerin Xhenaro Gatuzo dhe drejtorin sportiv të Milanit, Masimiliano Mirabeli. “Rosonerët” duan që të forcojnë sulmin dhe objektivi nr.1 tani është Benzema, ndërkohë që ky i fundit, sikurse thuhet, ka pranuar tanimë që të transferohet. “Skaj Sport Italia” bën të ditur se Milani i ka ofruar Benzemas një kontratë trevjeçare, në bazë të së cilës ai do të fitojë nëntë miliionë euro në vit.
Sfidanti.al