Barcelona nuk dorezohet, oferta e 3-te per brazilianin impresionues Uilian

Barcelona dhe trajneri i saj, Ernesto Valverde, ia kanë vënë syrin pjesëtarit të përfaqësueses braziliane, Uilian Borges Da Silva, por të njohur më shumë si Uilian. Që ky i fundit është mjaft i dëshiruar në “Kamp Nou”, këtë e tregon edhe fakti se klubi katalonjas, sikurse thuhet, deri tani, i ka dërguar tri oferta Çelsit të Londrës.
“Skaj Sports” njofton se në adresë të “bluve” londinezë ditët e fundit ka ardhur një ofertë prej 55 milionë eurosh, por, sidoqoftë, duhet të pritet sesi do të jetë përgjigja e Çelsit. Uliani, muajin tjetër, do të mbushë 30 vjeç, ndërkohë që te Çelsi ai ka ardhur më 2013 dhe, deri tani, ka luajtur me të 236 ndeshje, në të cilat ka shënuar 44 gola.
Sfidanti.al