Dhjetëra mijë tifozë do të ndjekin paradën e Kristiano Ronaldos të hënën në Torino. Një diëtë pas finales së Kupës së Botës, të hënën, superylli portugez do të prezantohet në skuadrën e tij të re, dhe më pas do të nisë aventurën e fundit të madhe në karrierë. Vetë Juventusi e njoftoi me mesazhin në Instagram, “16.07.18, Kristiano po vjen! CR7 Juve!”
“Unë do ta besoj vetëm kur ta shoh të veshur me fanelën e Juves”, – shprehet një tifoz, ndërsa entuziazmi është i madh. Portugezi u largua nga Reali pas 9 vitesh, dhe firmosi një kontratë 4-vjeçare me vlerë totale prej 120 milionë eurosh. Ai është 33 vjeç, por besohet se mund të luajë ende në nivelet më të larta.
Sfidanti.al