Drejt derbit, barazim me gola, por Interi “kryeson” për koronavirusin!

Ka 6 të infektuar ndaj vetëm 2 të Milanit dhe kjo mund të ndikojë për keq. Interi i Antonio Kontes pritet të mos i ketë këta lojtarë në derbin e kësaj fundjave ndaj Milanit në Serinë A, mes të cilëve Bastoni e Shkriniar. Dy skuadrat gjithsesi po shkojnë drejt derbit me lojtarë që kanë shënuar për ekipet kombëtare. Kështu bënë Eriksen, Lukaku e Sançez për Interin, Diaz, Kesi e Kruniç për Milanin. Konte është i shqetësuar sepse 3 lojtarët nga Amerika e Jugut do t’i vijnë vetëm premten, dy ditë para ndeshjes, dhe këta janë të tillë si Lautaro Martinez apo Aleksis Sançez. Duket se Milani mund të jetë në formë më të mirë fizike për supersfidën e së shtunës.

Sfidanti.al