“Djali i keq” Hernandez thotë se i pëlqen trajneri i Milanit, Pioli!

Rregulli numër 1 në një familje është që të mos nxjerrësh të palarat jashtë shtëpisë. Teo Hernandez, edhe pse është një “djalë i keq” (të paktën, sipas famës që i mveshin), nuk e harron këtë mësim dhe flet fjalë të mira për trajnerin e tij të ri tek Milani, Stefano Piolin. “Më pëlqen, po mësojmë shumë gjëra prej tij, – shprehet mbrojtësi i majtë lindur në Marsejë, por nga prindër spanjollë, – skema e tij më pëlqen sepse ndoshta jemi më të lirë”.

Pra, një lloj kritike për ish-trajnerin Xhampaolo, por tashmë rregulli numër 1 nuk shkelet sepse ai nuk është më pjesë e familjes. Hernandez beson se Milani mund të arrijë kualifikimin në Champions, pra vendin e katërt, duke qenë 6 pikë larg, ndërsa shprehet i nderuar që luan në pozicionin ku dikur ka qenë legjenda Paolo Maldini. Milani është një trampolinë e rëndësishme për karrierën e tij, pasi Atletiko e huazoi, dhe po ashtu edhe Reali pavarësishts e pagoi 24 milionë euro për kartonin e tij. Për këtë trampolinë, Teo Hernandez pranoi të sakrifikonte edhe një pjesë të rrogës.

Sfidanti.al