Dëgjoni “bomberin” Pruco: Ibra merr Topin e Artë, CR7 merr Këpucën e Artë!

Fjala është për trofetë e mëdhenj indivualë në Itali, dhe për garën në Serinë A mes dy “pleqve” legjendarë, Zllatan Ibrahimoviç e Kristiano Ronaldo. Nja dy fjalë i thotë një futbollist që e di se çdo të thotë të jesh “bomber”, ish-sulmuesi i Romës së viteve 80-të, Roberto Pruco. Kampioni i vitit 1983 dhe finalisti i Kupës së Kampionëve në 1984 parashikon që Ibra do të shpallet lojtari më i mirë i turneut, ndërsa CR7-ta do të jetë golshënuesi më i mirë. Një garë e fortë, me suedezin në krye me 10 rrjeta e portugezin me 8, ndërsa mund të pretendojnë edhe Imobile, Lukaku, Xheko apo Beloti.

“Mendoj se Ibra është më vendimtar, – theksoi Pruco që doli tri herë golshënuesi më i mirë i Serisë A, – ndërsa Ronaldo do të shënojë në fund më shumë gola”. Në mungesë të yjeve të mëdhenj të rinj siç janë në Spanjë apo Angli, Italia do të duhet të kënaqet me “perënditë” që shkojnë drejt “muzgut”, por që nuk duan që të “perëndojnë”.

Sfidanti.al