Ibra bëhet folje: Në Francë ‘zlatanoj’ është në gjithë titujt e medias. Në Suedi…

Nuk është vetëm  Milani në ankth, edhe në Francë ka një lloj padurimi për përgjigjen e vizitës mjekësore të suedezit, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen me Napolin. Ibrahimovic ndoshta është futbollisti që pritet me padurim në javën evropiane për kthimin e tij në Lilë e sidomos në një vend ku ka kaluar 4 sezone si protagonist absolut me 156 gola të shënuar me fanelën e Paris Saint Germainit. Kaq i madh ka qenë ndikimi I Ibras sa në gjuhën e jetës së pëditshme e sidomos të gazetarisë sportive po përdoret gjithnjë e më shumë folja ‘zlatanoj’

Kjo duket qartë në titullin e përdorur nga portali Foot365 për artikullin që përshkruante fitoren e Milanit ndaj Napolit: ‘Milan zlatanon Napolin’. Në këtë mënyrë cdo lexues francez mund të krijojë një ide për ndeshjen duke imagjinuar paraqitjen e radhës të shkëlqyer nga Ibrahimovic.

Folja ‘zlatanoj’  që ka hyrë në fjalorin suedez është lakuar pikërisht në vendin ku Ibrahimovic sic u shpreh vetë sulmuesi, shkoi në 2012 ‘si një mbret’ për t’u larguar në 2016 ‘si një legjendë’. Edhe kjo e fundit është një derivat i ‘zlatanit’ një deklaratë me impakt të fortë mediatik.

Sfidanti.al