Rrëfimi shokues i babait të Kean: Djali më braktisi, nuk punoj prej një viti

Edhe në botën e futbollit, ashtu sikurse në jetën e përditshme, cdo ditë dalin probleme që mund të destabilizojnë jetën e 1 personi pavarësisht pozicionin që ka. Është ky rasti i Jean Kean, babai i Moise që nuk po jeton një moment aspak të mirë, përkundrazi, sipas tij është momenti më delikat me të cilin duhet të përballet deri tani dhe për këtë ai foli në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’

‘Po vuaj shumë në këtë periudhë-tha Jean Kean-prej një viti nuk punoj dhe nuk arrij të gjej dikë që të më ndihmoj. Jam një baba i braktisur.Jam përpjekur të gjej një punë dhe t’u kërkoj njerëzve gjithcka. Së fundmi jam operuar në prostatë dhe nuk kam njeri që të më blejë medikamentet. Jam në shtëpi i braktisur dhe fëmijët e mi nuk mendojnë aspak për mua. Lutem gjithnjë për ta, do t’i dua gjithnjë, pavarësisht gjithckaje. Kur shkoj te një mik apo dikush tjetër që t’u kërkoj ndihmë, ata nuk më besojnë dhe më thonë se jam i pasur. Është një situatë me të vërtetë e tmerrshme, tani kam edhe qiranë për të paguar dhe jam në borxh me shpenzimet e lagjes, pas pak do të gjendem në mes të rrugës, pa shtëpi dhe ky për mua është një turp. Jam agronom, kam punuar për disa vjet tokën dhe kjo është ajo që më intereson. Edhe për t’u ushqyer jam në vështirësi. Javën e kaluar rastisi që të shkoja disa herë te Caritas dhe është dicka që të lë pa dinjtet. Të gjithë mendojnë se jam i pasur sepse jam babai I Kean, por e vërteta është krejt ndryshe’.

Sfidanti.al