Liverpool. Salah negative; gati për t’u kthyer kundër Atalantës

Lajme të mira në shtëpinë e Liverpoolit, por jo për Atalantën; jurgen Klopp, pas fitores 3-0 ndaj Leicester bëri të ditur se Mohamed Salah rezultoi negativ në testet për Covid-19

‘Tamponi i Momo ka dalë negativ, besoj se gjithcka është në rregull. Tani do të kryejmë edhe testet e UEFA, pork am besim se edhe ato do të dalin mirë-tha trajneri gjerman.

Në këtë mënyrë, Salah vë kandidaturën e tij për t’u grumbulluar për ndeshjen e Ligës së Kampioneve që The Reds do të luajë përballë bergamaskëve.

Salah doli pozitiv edhe pse ishte asimptomatik me Covid-19 në 13 nëntor dhe nuk luajti në sfidën e dyfishtë të Egjiptit ndaj Togos të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022 si dhe në atë të së dielës ndaj Leicester në Premier League. Rikthimi I sulmuesit egjiptian ishte i rëndësishëm për Jurgen Klopp duke qenë se në ndeshjen ndaj Leicester si Keita ashtu edhe Shaqiri e lanë para kohe ndeshjen dhe mund të mos ia dalin të luajnë ndaj Atalantës.

Sfidanti.al