Çmenduria ka zaptuar Napolin: 10 000 tifozë do të shkojnë në Firence!

Para pak më shumë se 10 ditësh, Juventusi kishte gjashtë pikë më shumë sesa Napoli në tabelën e Serisë A, ndërsa napolitanët habiteshin sesi kishin dalë kaq lehtë jashtë garës? Por, në dy raundet e fundit Juventusi fitoi vetëm një pikë, kurse Napoli – gjashtë të tilla. Sidoqoftë, ishte fitorja (1-0) e Napolit në ndeshjen direkt ndaj Juventusit që i hapi klubit napolitan rrugën drejt Skudetos.

Napoli ka më shumë se 30 vite që pret titullin dhe, tani, këtë qytet e ka përfshirë një eufori e përgjithshme që mund të krahasohet vetëm me të atë të kohës së Diego Maradonës që luante, atëkohë, me ekipin napolitan. Më shumë se 10 000 tifozë të tij do të shkojnë, këtë të diel, në Firence, ku ndeshja me Fiorentinën do të jetë vendimtare, pasi një rezultat pozitiv do ta afronte edhe më shumë Napolin me trofeun aq të lakmuar. Juventusi, këtë të shtunë, në mbrëmje, do të jetë mik tek Interi që, nga ana e tij, lufton për një vend në Champions.

Fiorentina, sipas rregullit të reciprocitetit, duhet t’i sigurojë Napolit 2500 bileta për tifozët e tij, por, në karvanin e napolitanëve që do të mbërrijë në Firence, do të jenë, të paktën, 10 000 tifozë. Italia, edhe një herë tjetër, po përfshihet nga marria futbollistike!

Sfidanti.al