Çfarë thua kështu Sarri, si mund të ndikohet Ronaldo nga një penallti?!

Njeriun tënd nuk e shet kurrë, edhe kur gjatë gjithë jetës ke qenë më shumë i sinqertë sesa duhet. Edhe Mauricio Sarri nuk shmanget dot nga ky rregull dhe detyrohet të shpikë “arsye fantastike” për të justifikuar formën e dobët të yllit të tij kryesor, Kristiano Ronaldo. “Ndoshta e ka kushtëzuar penalltia që humbi, – theksoi trajneri i Juventusit, pas ndeshjes me Milanin, – por, nuk mund të presim që të jetë në formën e duhur fizikisht dhe mendërisht pas 70 ditësh pushim. Na dukej si miqësore para kampionatit, me ndryshimin që në këto raste pushimi është 30 ditë, jo 70”.

Sarri sqaron se i kishte kërkuar Ronaldos të luante më në qendër të sulmit, “jam i lumtur që ai pranoi dhe e bëri siç duhet”. “Ronaldo luajti ndeshjen që duhej luajtur”, – tha trajneri. Sarri pranoi se kishte gabuar me 3 zëvendësime njëherësh duke i prishur ekuilibrin skuadrës, po ashtu se kishte bërë zgjedhje të gabuar me kombinimin taktik Pjaniç-Betankur.

Sfidanti.al