Bonuçit nuk i pëlqen Milani, tani do Realin e Madridit?

Reali i Madridit është gati që, qysh në janarin e ardhshëm, ta forcojë mbrojtjen me kapitenin aktual të Milanit, Leonardo Bonuçi, që erdhi në Milano gjatë kësaj vere, por performancat e tij të deritanishme kanë qenë zhgënjyese. Kështu që, sikurse thuhet, Bonuçi do që ta kthejë karrierën e tij në rrugën e vërtetë, duke qenë se vajtja e tij te Milano nuk solli ndonjë sukses të madh, sepse ky klub duket se është larg luftës për titullin në Serinë e A, ndërkohë që u duk se ai do të ishte një nga pretendentët kryesorë. Sidoqoftë, duhet të theksohet se as vetë Bonuçi nuk ka lënë ndonjë përshtypje kushedi se çfarë te Milani.

Sipas mediumeve italianë, Bonuçi, tani, do një sfidë të re dhe të shkojë në ndonjë klub që lufton për titull, duke pasur parasysh edhe faktin se ai është 30 vjeç. Sidoqoftë, nuk besohet se Milani do të heqë dorë lehtë nga shërbimet e Bonuçit, duke kërkuar për të 40 milionë euro, katër milionë më shumë sesa pagoi gjatë verës së kaluar.

Sfidanti.al