Mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonuçi, dhe ish-bashkëlojtari i tij Gonzalo Inguain fitojnë më shumë se çdo kush tjetër në Serinë A. “Gazeta dela Sport” bën të ditur se pagat vjetore të Bonuçit dhe të Iguanit janë nga 7,5 milionë euro. Fitimet e Bonuçit mund të arrijnë deri në 10 milionë euro në vit, nëse do të shtohen edhe bonuset e ndryshme që ai do të përfitojë.
Në vend të tretë, ndodhet Paulo Dibala i Juventusit me 7 milionë euro në vit, duke u pasuar nga Dagllas Kosta dhe Xhixho Donaruma me 6 milionë euro në vit.
Sa u përket pagave vjetore të trajnerëve, në vend të parë, shumë larg të tjerëve, ndodhet Masimo Alegri me 7 milionë euro në vit, i pasuar nga Luçiano Spaleti me 4 milionë euro.
Sfidanti.al