Alegri më i zoti se Konte? Shifrat nuk zbardhin emrin

Alegri më i zoti se Konte? Shifrat janë barazim dhe nuk mund te zbulohet se cili eshte fituesi.

Ekipi i Alegrit ka vazhduar me formën e mirë në Serie A. “Zonja e Vjetër” fitoi 1:0 në derbi ndaj Romës, duke u shkëputur në shtatë pikë në renditje nga romakët, transmeton Gazeta Express.

Sipas “OptaPaolo” kjo ishte fitorja e 25 për Juventusin e Masimiliano Allegrit në shtëpi, duke barazuar rekordin e Juventusit të Antonio Contes, që kishte arritur po kaq fitore në “Juventus Stadium”, ecuri që zgjati nga gushti i vitit 2013 deri në nëntor të vitit 2014.