Serbia gjen trajnerin e ri, Dragan Stojkovic

Dragan Stojkovic është trajneri i ri i përfaqësueses serbe. Lajmi u konfirmua nga zv/presidenti i Federatës Serbe të Futbollit,Marko Pantelic i cituar nga mediat në Beograd.

‘Është arritur një akord, Stojkovic është trajneri i përfaqësueses serbe-tha Pantelic-mbeten vetëm që të përcaktohen disa detaje teknike’.

Dragan Stojkovic do të zëvendësojë në pankinën e skuadrës së Serbisë, Ljubisa Tumbakovic i cili u shkarkua pas dështimit të tij në kualifikimin e skuadrës ballkanase në Evropianin e Futbollit të jkëtij viti. Ai do të nisë aventurën e tij në muajin mars me ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 me Serbinë që është në një grup me Portugalinë e Cristiano Ronaldos, Irlandën, Luksemburgun dhe Azerbajxhanin.

sfidanti.al