Te Çelsi po përgatiten për nisjen e epokës Sarri. Ish trajneri i Napolit po përgatitet të firmosë një kontratë 2 vjecare me Blutë e Londrës të cilët pritet të bëjnë edhe lëvizje të reja në merkaton e transferimeve. Mësohet se Sarri po mendon që të sjellë në kryeqytetin anglez 3 nga lojtarët me të cilët punon edhe te Napoli dhe mes tyre është edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare për të cilin kohë më parë shfaqi interes edhe Mançester Junajtid, ka një klauzolë të zgjidhjes së kontratës prej 50 milionë Eurosh. Po kështu, Sarri mendon të marrë me vete edhe Kulibali e Zielinski, ndërkohë që ëndrra e madhe është Gonzalo Higuain.
Ky i fundit ka marrëdhënie të mira me teknikun italian i cili e konsideron Higuain si një prej qendërmbrojtësve më të mirë në botë. Kjo situatë mund të bëjë që drejtuesit e Çelsit të nisin bisedimet me Juventusin për Higuain, me Zonjën e Vjetër që mund të përfitojë nga rasti për t’u kërkuar atyre kartonin e Alvaro Moratës.
sfidanti.al