Sane kujton Citizens: Kur luaja me Man.City kisha një ‘mini Guardiola’ në kokë që më thoshte…

Leroy Sane duhet ende të gjejë identitetin e tij te Bayerni i Mynihut dhe për këtë arsye duket se kujton  me pak nostalgji kohën e kaluar te Manchester City. Në një intervistë për Der Spiegel, Sane komentoi periudhën e tii në Premier League me fanelën e Citizens me të cilën ka shënuar 39 gola në 135 ndeshje duke qenë një prej futbollistëve më të mirë e më të vlerësuar në skuadrën e Guardiolës duke fituar edhe mundësinë për t’u transferuar te Bayerni i Mynihut.

‘Unë dhe Pep Guardiola kishim një rapor të shkëlqyer. Njoha dhe familjen e tij sepse banonim në të njëjtën ndërtesë-tregon Sane-mendoj se familjen e tij e kam parë më shumë unë sesa ai. Por ai nuk na kontrollonte nëse ishim në shtëpi apo jo. Gjithnjë kam menduar se ishte dicka fantastike të banoje pranë trajnerit dhe disa prej shokëve të skuadrës(David Silva dhe Ilkay Gundogan)

Sane tregoi edhe për ndikimin që ka pasur Guardiola në zhvillimin e tj si futbollist.

‘Guardiola më coi në një nivel krejtësisht të ri-vijon Sane-sidomos duke punuar me detajet e vogla; me cilën këmbë duhet të marr topin, në cfarë situate dhe si ta përdor. Më shpjegoi se cila është mënyra më e mirë për të hapur lojën dhe shumë gjëra të tjera. Edhe trajnerët e tjerë të thonë, por ai e bënte vërtet këtë cdo ditë dhe arrita në një pikë kur në kokë kisha një ‘mini Guardiolë’ që më pëshpëriste në vesh cfarë duhet dhe si duhet ta bëja. E vecanta e Guardiolës është që ai nuk ndalon kur sheh se je përmirësuar. Do të gjejë dicka të re për të cilën duhet të punojë në mënyrë të palodhur me ty. Po të mos kisha kaluar të Manchester City, ndoshta nuk do të isha në këtë nivel’.

Sfidanti.al