San Siro mund të shembet dhe t’i krijoje hapesire stadiumit te ri. Ai që e vendosi këtë ishte Komisioni Rajonal për pasurinë kulturore të Lombardisë pas kërkesës së bërë në 13 nëntor nga kryetari i Bashkisë së Milanos, Beppe Sala teksa e konsideroi si një impiant që nuk paraqet interes.
Kryebashkiaku i qendrës lombarde Sala kishte kërkuar që të bëhej një verifikim nëse në stadium kishte ndonjë interes kulturor duke parë mundësinë e shembjes së impiantit të vjetër San Siro, dhe përgjigjja erdhi këtë të enjte nga Komisioni Rajonal i pasurisë kulturore
Kjo do të thotë se Milani dhe Interi janë të lirë për të vënë në jetë projektet e tyre për ndërtimin e impiantit të ri në zonën e Meazzas.
Sfidanti.al