Milan priste sinjalet për rifillimin e kampionatit për të ‘shkelur gazin’ për të bërë lëvizjen vendimtare për Rangnick. Fakti që do të ketë mundësi të sigurojë të ardhura sidomos nga të drejtat televizive bëri që kuqezinjtë të përcaktojnë më mirë buxhetin që do të vihet në dispozicion të trajnerit gjerman. 100 milionë Euro janë të destinuara për merkaton e transferimeve dhe është shifra e kërkuar nga Rangnick dhe që është miratuar nga drejtuesitn e Fondit Elliot.
Rangnick, që javën e ardhshme mund të udhëtojë drejt Londrës te Gordon Singer, është gati të firmosë një kontratë 6 vjecare me 6 milionë Euro në sezon duke marrë rolin e dyfishtë të trajnerit dhe drejtuesit. Rangnick që fillimisht kërkoi 18 bashkëpunëtorë, më fund gjeti akordin me Milanin duke iu dhënë më shumë hapësira burimeve të klubit.
Moncasa e Almstadt do të bëhen gjithnjë e më shumë figura kyce në zonën teknike. Me Maldinin që është më shumë brenda dhe jashtë këtij projekti, dy ish lojtarë të tjerë kuqezinj si Baresi dhe Massaro do të jenë një pikë referimi e vazhdueshme sidomos në Milanello sidomos për atë që ka nisur karrierën si trajner duke parë me orë të tëra Milanin e Sacchit.
Projekti i Rangnick shkon edhe te merkatoja e transferimeve me gjermanin që i ka idetë e qafrta. Ibrahimovic mund të qëndrojë, por do të duhet të pranojë mundësinë që të lejojë të rriten futbollistët e rinj që mund të vijnë në Milano sic është Luka Jovic. Sulmuesi i Realit të Madridit është në krye të lisës së dëshirave të Rangnick, por serbi duhet të japë garanci pas dëmtimit të pësuar. Në këtë pikë hyn në lojë edhe Raiola që ofron Myron Boadu talentin 19 vjecar të Alkmaar dhe përfaqësueses holandeze
Sfidanti.al