‘Nuk duhet të rreshtësh kurrë së ëndërruari, objektivi ynë ishte kualifikimi në Champions, por tani duam të fitojmë kampionatin-këto janë fjalët e portierit të kombëtares shqiptare e Lazios për Lazio Style Channel-nuk e mendonim se do të ishim në luftën për titull. Hap pas hapi filluam ta besonim. Kemi shumë cilësi, do të ketë shumë rëndësi rimarrja e formës fizike më të mirë’
Duke qëndruar pikërisht te forma fizike, Strakosha foli për rifillimin e stërvitjeve të skuadrave të Serie A.
‘Për fat të mirë po kthehem në dispozicion të skuadrës pas një problemi të vogël-vijoi Strakosha-situata është përmirësuaer shumë po presim vetëm datën për rifillimin e Serie A. Nuk jemi shkëputur mendërisht, futbolli është jeta jonë dhe është një sport që bashkon shumë persona. E rëndësishme është që të jemi mirë dhe skuadra të administrohet sa më mirë sepse të luash cdo 3 ditë në korrik e gusht do të jetë e lodhshme’
Përsa I përket përmirësimit të skuadrës së Lazios, strakosha tha
‘Skuadra është rritur në aspektin psikologjik, sepse teknikisht u pa menjëherë që kemi cilësi-tha Strakosha-trajneri Inzaghi ka injektuar besim, na ka vbërë të besojmë te vetja. Duam të përmirësohemi akoma më shumë’.
Sfidanti.al