Sami Nasri te Zeniti, nuk i ndahet shpirti nga Roberto  Mançini

Zeniti i San Peterburgut ndodhet në garë për titullin e kampionit në Premier Ligën e Rusisë, megjithëse është tetë pikë larg Lokomotivës së Moskës së vendit të parë. Kështu që ardhja e pjesëtarit të përfaqësueses franceze, Sami Nasri, duket se do ta përcojë këtë ekip të njohur rus, për më tepër që ai drejtohet nga italiani Roberto Mançini, me të cilin Nasri ka bashkëpunuar edhe më parë.

Mbas prishjes së kontratës me klubin turk të Antaliasporit, Nasri u vu në kërkim të një angazhimi të ri, kështu që Mançini që i njeh mirë cilësitë e Nasrit, e tërhoqi atë në radhët e ekipit që ai drejton në “kryeqytetin e dytë” të Rusisë, pasi ata të dy kanë bashkëpunuar te Mançester Siti që, atë vit, doli kampion në Premier Ligë.

Sfidanti.al