Nuk duhej shumë kohë që futbollisti më i mirë i Egjiptit. Mo Salah, të prononcohej, pasi media botërore shkroi se ai e kishte braktisur përfaqësuesen. “Faraonët”, në fakt, nuk bën ndonjë performancë kushedi se çfarë në Botëror, kështu që, sikurse u pretendua, Salahu i zhgënjyer vendosi të largohej nga përfaqësuesja mbas dy humbjeve nga Uruguai dhe Rusia. Por, menjëherë, u prononcua vetë ky futbollist i Liverpulit që deklaroi:
“Të gjithë ne në përfaqësuese jemi bashkë dhe mes nesh, absolutisht, nuk ka asnjë mosmarrëveshje”, shkroi Salahu në profilin e tij në Twitter. Sidoqoftë, Egjipti, mbas dy humbjeve të pësuara nuk ka asnjë shans kualifikimi për më tej.
Sfidanti.al