Dihet se, kur ka qenë futbollist, Roj Kini ka pasur një temperament shpërthyes në fushë dhe, pavarësisht nga të gjithë sukseset që ai ka arritur me Mançster Junajtidin, herë pas here, ai kujton momentet problematikë që ai ka pasur në “Old Trafford”.
Duke komentuar ndeshjen mes Spanjës dhe Iranit, si ekspert i televizionit irlandez “ITV”, ai bëri një deklaratë që mund të konsiderohet si ekstremiste lidhur me Karlos Keiroshin, me të cilin ai (Kini) në kohën e tij ka bashkëpunuar, kur specialisti portugez ishte ndihmës i trajnerit kryesor të “djajve të kuq”, ser Aleks Ferguson. Kini zbuloi se marrëdhëniet mes tyre u ftohën shumë, kur ai po kalonte ditët e tij të fundit te Junajtidi, ndërkohë që tani ai vuri në dukje se kishte bërë gabim të madh që nuk e kishte rrahur trajnerin aktual të Iranit, Keirosh!
“Nuk e di se për çfarë arsyesh, por në fund të karrierës sime te Junajtidi, Keiroshi nisi të sillej kundrejt meje pa asnjë pikë respekti! Kishte raste që ai vinte në dyshim lojalitetin tim ndaj klubit, kështu që edhe unë nuk e lija atë pa përgjigje. Por, sidoqoftë, unë kam bërë, atëkohë, një gabim të madh dhe më vjen keq që nuk ia këputa kokën atij në atë kohë”, vuri në dukji Roj Kini.
Sfidanti.al