Përfaqësuesja e Rusisë, megjithëse gjatë fazës përgatitore me performancat e saj la mjaft për të dëshiruar, ishte ekipi i parë që kaloi fazën e grupeve gjë që kishte shumë kohë që nuk e kishte bërë në kampionatet botërore të mëparshëm. Mbas fitores së dytë të Rusisë kundër Egjiptit, 3-1, trajneri i “zbornajas” (përfaqësueses) ruse, Stanislav Çerçesov, deklaroi se suksesi nuk ishte i rastësishëm, por rezultat i një pune të mundimshme.
“Në ndeshjen me Egjiptin, neve na duhej fitorja që të ishtim të qetë në ndeshjen e fundit të grupit me Uruguain. Të dy fitoret tona nuk janë të rastësishme. Ky grup futbollistësh po funksionon shumë mirë dhe një gjë e tillë është fryt i një pune të mundimshme para kampionatit botëror. Të gjithë lojtarët që ne kemi në përfaqësuesen tonë janë të përgatitur maksimalisht që t’i kryejnë një për një detyrat e tyre”, deklaroi trajneri i Rusisë, Çerçesov, dikur portier i përfaqësueses së saj.
Sfidanti.al